Përdoruesit e iPhone 5 duhet të përditësojnë pajisjet e tyre përpara datës 3 Nëntor nëse nuk duan të humbasin aksesin në funksione kyçe si App Store, iCloud, email dhe shfletim në web thuhet në faqen e kompanisë. Përditësimi është i domosdoshëm për telefonin për të ruajtur saktësinë e lokalizimit GPS, teknologji e cila përdoret nga aplikacionet dhe shërbimet e lartpërmendura.

Apple kërkon instalimin e tij pas një tjetër përditësimi aplikuar në Prill pasi shumica e sistemeve GPS kishin arritur limitet dhe duhej të resetoheshin. Nëse nuk përditësoni iPhone në iOS 10.3.4 deri më 3 Nëntor, duhet të lidhni telefonin me një Mac ose PC për ta rikthyer sepse Apple thotë që backup nga iCloud dhe OTA nuk funksionojnë.

Për të përditësuar telefonin duhet të lançoni menunë “Settings”, të vijoni në “General” dhe të zgjidhni “Software Update.” Gjithashtu mund të kontrolloni se çfarë versioni software keni nga opsioni “About”.

Kompania gjithashtu i ka dërguar disa njoftime përdoruesve të iPhone 5 që të përditësojnë përpara datës 3 Nëntor. Nuk dihet sesa është numri i të prekurve por Apple thotë se 50% e pajisjeve të saj janë në iOS 13, versionin më të fundit të platformës lançuar në Shtator. Vetëm 9% e pajisjeve përdorin një sistem operativ më të vjetër sesa iOS 12. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment