Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

War Of Eclipse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
War of eclipse është një lojë në të cilën ju do të ndihmone një kapiten anije kozmike, në luftën kundër forcave aliene. Gjatë aventurave dhe betejave ju do të zbuloni edhe të vërtetën e luftës së njerzimit kundër alienëve. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft të thjesht dhe vetëm në bardh e zi. Ja vlen ta provoni.


- YaoYao: Jump Rope, nga 2.79€, falas. /Apple Watch
YaoYao është një program i dobishëm për shëndetin i cili instalohet në Apple Watch dhe përdor iPhone për të shfaqur rrezultatet e matjeve. Programi do të rregjistrojë të gjitha kërcimet me litar duke matur në kohë reale rrahjet e zemrës dhe fluksin e gjakut. Këto matje do të ruhen në programin Health të WatchOS dhe ju mund ti konsultoni dhe nga iPhone.


- StudyWise Anatomy & Physiology, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
StudyWise është një program i cili ju ndihmon të përmirësoni njohuritë në anatomi dhe fiziologji. Ja vlen ta merrni nëse jeni një student që doni të ndiqni studimet në mjeksi dhe mund ta shkarkoni nëse keni një akount Apple të rregjistruar në Amerikë.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment