Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Word Jam, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Word Jam është një lojë e thjeshtë me temë kuic ku gjithçka që duhet të bëni për të fituar, është të zgjidhni shprehjet duke u nisur nga fjalët. Është një lojë e thjeshtë për tu luajtur por kërkon dhe impenjim me kalimin e niveleve.


Marvin the Cube, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Marvin the Cube është një lojë me temë kuic ku duhet të ndihmoni personazhin e lojë të arrij pikat me ngjyrë jeshile, në 170 nivelet e ndryshme që loja vë në dispozicion. Në fillim do të duket e lehtë por më pas gjithçka do të komplikohet.


- Serene Fasting Tracker, nga 4.79€, falas.
Serene Fasting Tracker është një program i cili do të mbajë të dhënat për aktivitete sportive që ju bëni. Gjithashtu vetëm me pak clik-e mund të kronometroni çdo gjë që dëshironi dhe të ruani detajet me përshkrimin e duhur. Të gjitha të dhënat e ruajtura mund ti shikoni në grafikë dhe të keni një ide se si shkon aktiviteti që po bëni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment