Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Teach your moster to read, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Teach your moster to read është një lojë edukative për fëmijë e cila do ti ndihmojë ata të mësojnë të lexojnë duke luajtur. Në App Store është një nga programet më të shkarkuara dhe gjuha e suportuar është ajo Angleze. Sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


Asketch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Asketch është një program i cili ju lejon të përdorni iDevice si një fletë të bardhë mbi të cilën mund të vizatoni me dorë të lirë. Programi vë në dispozicion disa tipe të ndryshme lapsi dhe ekrani ideal për ta përdorur është iPad.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment