Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Killer Stickers, nga 0.89€, falas.
Me rastin e Halloween, Killer Stickers vjen në ofertë dhe sjell në tastierën e iOS iconat që shprehin emocione nëpërmjet krijesave të frikshme. Këto ikona mund ti përdorni me miqtë tuaj gjatë komunikimit me mesazhe.


The Pink Book of Silly Songs, nga 1.79€, falas.
The Pink Book of Silly Songs është një libër interaktiv i cili përqëndrohet tek një kujdestar librash. Ai merr një libër në të cilin historitë fillojnë dhe bëhen realitet. Qëllimi final do të jetë djegia e librit por kjo gjë nuk do të rrezultojë aq e lehtë, përkundrazi personazhet në libër do ti kundërvihen.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment