Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sticker Treats, nga 0.89€, falas.
Sticker Treats janë një listë me ikona të cilat janë përshtatur për festën e Halloween. Programi do të sjellë në tastierën e iOS figura të frishkshme të cilat shprehin gjithsesi emocione dhe ju mund ti përdorni ato në këmbimin e mesazhve me miqtë.


- AR-Kid Space, nga 0.89€. falas.
AR-Kid Space është një program i cili shfrytëzon teknologjinë AR (Augmented Reality) dhe do të sjellë për fëmijët një skenë reale të lëshimit të një anije kozmike drejtë Hënës. Detajet e skenës janë me të vërtetë fantastike por programi mund të shkarkohet falas vetëm nëse keni një akount Apple të rregjistruar në Amerikë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment