Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Resume Builder, nga 2.79€, falas.
Resume Builder është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të krijoni dhe të modifikoni CV-n personale. Ju mund të krijoni kategori të ndryshme dhe gjatë krijimit të CV-s të përcaktoni kategorinë ku bën pjesë nëse duhet të ruani më shumë se një.


- New Gratitude Journal, nga 2.79€, falas.
New Gratitude Journal është një program i veçantë për kategorinë ku bën pjesë. Ai ju jep mundësi të ruani çastet më të mira të ditës tuaj dhe më pas programi do ti përdorë për t'ju ndihmuar të ndryshoni mënyrën se si mendoni për shumë aspekte të jetës. Ai është një nga programet më të vlerësuara në App Store përsa i përket kategorisë së Psikologjisë dhe Shëndetit.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment