Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- LightDogs: Unplug & Focus, nga 1.79€, falas.
LightDogs është një program që ju ndihmon të fokusoheni tek gjërat që duhet të bëni. Për këtë ai ju kërkon të përcaktoni një kronometër dhe një ikonë që do të jetë ruajtësi i kohës për aktivitetin që duhet të bëni. Pra ky program ju ndihmon të fokusoheni sa më pak tek telefoni dhe të bëni aktivitet ditore në kohë.


- DMD Panorama, nga 2.79€, falas.
DMD Panorama është një program profesional i cili ju lejon të bëni foto në 360°. Ndryshe nga versioni që integrohet në fotokamerën e iDevice, ky program ju vë në dispozicion edhe funksione për modifikimin dhe aplikimin e efekteve tek fotot.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment