Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Word Cities, Word Games, nga 2.79€, falas.
Word Cities është një lojë me temë kuic ku qëllimi është të plotësoni fjalët e kërkuara në çdo nivel. Mund ta shkarkoni falas duke e instaluar dhe më pas të zgjidhni opsionin "No Ads" i cili do t'ju lejojë të keni versionin me pagesë, falas.


- Kompressor, nga 2.79€, falas.
Kompressor është një program i cili ju ndihmon të reduktoni hapësirën e kërkuar nga imazhet. Nëse keni shumë foto por pak hapësirë në iPhone, programi ju jep mundësinë që me pak klik-e të reduktoni imazhet duke kursyer kështu hapësirë në memorien e telefonit.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment