Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bouncy Catapult, nga 0.89€, falas.
Boncy Catapult është një lojës sfiduese në të cilën duhet vetëm të lëshoni në shenjë një objekt nga një katapultë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar objektet që janë vendosur në ekuilibër. Kini kujdes sepse  duhet të gjeni forcën e duhur për ti rrëzuar ato.



Nice Shark, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nice Shark është një program i cili shton në tastierën e iOS ikona Emoji të cilat mund ti përdorni gjatë shkrimit të mesazheve apo email. Ato fokusojnë një peshkaqen simpatik nëpërmjet të cilit ju mund të shprehni gjëndjen tuaj emocionale duke përdorur ikonën e duhur. Sot mund ta shkarkoni falas.

- Chromatica Camera, nga 2.79€, falas.
Chromatica Camera është një program profesional për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai është nga të paktat programe në App Store që ju lejon të menaxhoni parametrin ISO si dhe shumë rregullime të kualiteti në kohë reale. Sot mund ta merrni falas për një kohë të limituar.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment