Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Get'Em Stickers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get'Em Stickers është një program i cili shton në tastierën e iOS një listë me ikona të cilat shprehin emocione nëpërmjet qenushëve dhe mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar.

Stardash, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Stardash është një lojë me aventurë pa fund e cila kujton lojërat e viteve 90' ku ju duhet të mbijetoni sa më gjatë me personazhin e lojë duke shmangur të gjitha rreziqet. Nëse kërkoni një lojë argëtuese për kohën e lirë atëherë ju këshillojmë ta shhkarkoni.


Remote Control Pro for Mac, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Control është një program i cili ju jep mundësinë të kontrolloni mac-un direkt nga një iPhone apo iPad. Në mënyrë mjaft të thjeshtë mund të kontrolloni volumin apo të rregulloni kontrastin e monitorit pa patur nevojë të jeni pranë tij. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment