Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Graveyard Smash, nga 1.79€, falas.
Graveyard Smash është një lojë me temë kuic ku do të ndihmoni personazhin e lojës të largojë shpirtrat e këqinj nga varreza e vjetër në të cilën ai punon.  Loja ka 20 misione të ndryshme ku secili nga ato është më i vëshitë se tjetri.


- PuppetMaster, nga 3.79€, falas.
PuppetMaster është një lojë argëtuese për fëmijë ku ato mund të animojnë personazhet që vizatojnë vetë. Pasi të zgjedhin personazhin e dëshiruar, lëvizjet e tij do të përcaktohen duke prekur ekranin në pikat ku duhet të lëvizë ose mund të zgjedhin animime të paracaktuara.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment