Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Coloristic, nga 0.89€, falas.
Coloristic është një lojë me temë kuic ku duhet të vendosni ngjyrat në pozicionet e duhura. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë, me kalimin e niveleve bëhet më e vështirë të dalloni ngjyrat dhe ti dalloni.


- Wishlist by Giftbuster, nga 0.89€, falas.
Wishlist është një program i cili ju lejon të krijoni listë me gjërat që keni dëshirë të realizoni në të ardhmen. Për secilin element që shtoni do të keni mundësi të ruani statistika të ndryshme të cilat duhet ti shtoni gjatë kohës.


- Animal Math: 1-st grade, nga 5.79€, falas.
Animal Math është një program i dobishëm për fëmijët të cilët janë në hapat e para të shkollës. Programi do ti mësojë shumë kuriozitet dhe gjithashtu ata mund të zgjidhin kuice në bazë të mësimeve të marra nga asistenti interaktiv. Çdo informacion mësohet në gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment