Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Son of the Sun, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Son of the Sun është një libër interaktiv për fëmijë dhe jo vetëm, i cili tregon nëpërmjet animimeve se si rrezet e diellit shpërndahen kudo në botë. Gjithashtu ato shoqërohen edhe me mini lojëra të cilat janë ndërtuar në formë kuici.


ABC Star, nga 1.79€, falas.
ABC Star është një lojë për fëmijë ku ato do të mësojnë të shkruajnë numra dhe shkronja duke zgjidhur kuicet e çdo niveli. Çdo nivel do të shoqërohet nga një guidë interaktive e cila i ndihmon ata të zgjidhin nivelin, nëpërmjet animimeve dhe muzikës në sfond.


- Magic Flowers: Visual Healing, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Magic Flowers është një program i cili sjell 18 video në të cilat shfaqen rritja e luleve më të bukura në botë, të filmuara nga mjeshtri i fotografisë me teknikën time-lapsed, Louie Shwartzberg. Programi ju tregon bukuritë e rralla që gjëndjen në natyrë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment