Pavarësisht kritikave, Mario Kart Tour ka arritur 90 milion shkarkime në javën e parë të lançimit, duke tejkaluar çdo lojë të realizuar nga Nintendo në të kaluarën. Ky ka qenë edhe lançimi mobile më i shpejtë i Nintendos në historinë e App Store dhe Google Play Store.

Mjafton të mendoni se numri i shkarkimeve është gjashtë herë më i lartë se lançimi i dytë më i mirë i kompanisë, e kemi fjalën për lojën Animal Crossing: Pocket Camp, që ka arritur në 14,3 milion shkarkime në javën e parë. Lançimi i tretë më i mirë, loja Super Mario Run, ka grumbulluar më pak se 13 milion shkarkime në javën e parë të debutimit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment