Portali i iFix-it ka publikuar në kanalin Youtube një video në të cilën kryejnë zmontimin e një  iPhone 11 Pro Max, të cilën e kemi vendosur në fund të artikullit. Një nga diferencat më të mëdha që është vënë re sapo është hequr ekrani, në krahasim me iPhone XS Max, është bateria, e cila ka dimensione më të mëdha.

iPhone 11 Pro Max është rreth 0.4 mm më i hollë dhe ekrani është 0.25 mm më i hollë se versioni paraardhës. Lartësia e produktit është ulur si pasojë e heqjes së sensorit 3D Touch i cili kërkonte një shtresë extra në ekran, për të perceptuar presionin e forcës. Në fakt diferenca duket e vogël por kjo bëri të mundur që versioni i ri i iPhone të një bateri me kapacitet 3969 mAh kundrejtë 3179 mAh. Sipas ekspertëve Apple po përmirëson baterinë me 25% rritje në çdo vit.


Chip-i A13 bashkë me përmirësimin e baterisë i sigurojnë përdoruesit rreth 4 orë më shumë autonomi, nëse e krahasojmë përsëri me versioni paraardhës. Gjatë zmontimin është vënë re që chip-i është akoma më i vogël, dhe kjo, për ti dhënë mundësi inxhinierëve që të montonin një fotokamer extra. Përsa i përket memories RAM, stafi i iFix nuk ka arritur ta përcaktojë akoma por ajo që ka rënë në sy është një sasi prej 2 Gb RAM e cila i dedikohet vetëm proçesimit të imazheve dhe deri tani asnjë program testues nuk ka arritur ta identifikoje.

Sipas iFix, vështirësia për të hapur një iPhone 11 Pro është 6 nga 10 dhe se inxhinierët e Apple krijojnë çdo vit lehtësira në zmontimin e këtij produkti.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment