Nëse keni instaluar Jailbreak nëpërmjet programit unc0ver, atëherë ky lajm vjen pikërisht për ju sepse personi  nën emrin Pwn20wnd ka publikuar një version të ri të programit në të cilin janë rregulluar shumë probleme. Në faqen Twitter ai pretendon se ky version është programi më i qëndrueshëm i publikuar ndonjëherë, për të instaluar Jailbreak.

Në versionin e ri, do të gjeni këto përmirësime të rëndësishme
  • Është programuar nga fillimi i gjithë proçesi i Jailbreak
  • Proçedura e Jailbreak tashmë do të pastrojë të gjithë elementët e panevojshëm pasi ajo të ketë përfunduar.
  • Suporti i plotë për proçesorët A12-A12x, pa patur nevojë për programe të treta
  • Përmirësime të ndjeshme në shpejtësinë e instalimit dhe ekzekutimit të Jailbreak në iDevice
  • Rregullime të problemeve që janë rreklamuar nga versioni i kaluar
si dhe ndryshime të tjera të cilat mund ti lexoni në detaj tek faqja zyrtare. Shumë shpejt do të publikojmë dhe guidën e instalimit të Jailbreak. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment