Loja e shumëpritur "Mario Kart Tour", që pritej të vinte në muajin Mars, është më në fund e disponueshme në App Store. Në këtë kapitull do të ngisni disa makina të vogla "Kart" me të gjithë personazhet më të famshëm të botës Super Mario, ku seicili do të ketë disa karakteristika dhe superfuqi të veçanta.

Në këtë version, Mario dhe miqtë e tij do të udhëtojnë nëpër botë duke garuar në pista të frymëzuara nga qytete reale dhe në pistat klasike Mario Kart. Destinacionet e reja do të shfaqen brenda një turneu që do të ndryshojë çdo dy javë.


Mario Kart Tour | iOS 10 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment