Ka vetëm pak ditë që është prezantuar modeli i ri iPhone 11, por menjëherë kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë rreth asaj që duhet të jetë edhe revolucioni i madh i iPhone që do të vijë në vitin 2020. Nëse nuk do të ketë surpriza, vitin e ardhshëm Apple do të sjellë një dizajn krejtësisht të ri dhe një konfirmim ka ardhur nga një kërkim i bërë nga TF International Securities e firmosur nga vetë Kuo.

Sipas raportit, Apple do të ndryshojë krejtësisht dizajn. Modeli i ri iPhone 2020 do të ketë një korrnizë të jashtme shumë të ngjashme me atë që kemi parë në iPhone 4. Gjithashtu flitet se do të ketë edhe një "more complex segmentation design" që mund të bazohet pikërisht tek linjat katrore të modeleve përpara iPhone 6. Më shumë hapësirë për xhamin.

Kujtojmë se, pikërisht iPhone 4 i dizenjuar nga Jonathan Ive, falë dizajnit të tij është bërë një nga produktet ikonë të viteve të fundit. Sigurisht, prania e një pjese të këtij koncepti në modelet iPad Pro 2018 ka shtyrë në këtë drejtim. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment