Autoritetet doganore kanë kapur në Rinas 184 celularë kontrabandë, të markës ‘iPhone’ dhe ‘Samsung’. Strukturat e Hetimit Doganor, gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve të linjës Stamboll- Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale K.B, për veprën penale  “Kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej afro 3.2 milionë lekësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment