Modelet e reja iPhone 11 sjellin disa përmirësime të fotokamerës dhe një prej karakteristikave më interesante është edhe funksioni i ri Night Mode, që do të ofrojë përmirësime të mëdha me fotot e shkrepura në kushte me ndriçim të dobët, sidomos gjatë natës.

Gjatë konferencës së prezantimit të iPhone 11, Apple e nënvizoj disa herë funksionin e ri Night Mode duke treguar diferencat me fotot e shkrepura në errësirë. Natyrisht, fotot e shfaqura nga Apple janë disa demo, por përdoruesit po prisnin me padurim rezultat reale. Në rrjet ka nisur të qarkullojë edhe fotoja e parë reale e shkrepur me funksionin Night Mode me një iPhone 11 Pro Max dhe rezultatet janë mbresëlënëse.


Modelja Coco Rocha, ka publikuar një krahasim midis një fotoje të shkrepur natën me një iPhone X dhe një tjetër me një iPhone 11 Pro Max. Rezultatet janë fantastike dhe tregojnë se ky funksion me sa duket do të ketë efektet e shumëpritura edhe në fotot e përditshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment