Në fillim të kësaj jave Apple paralajmëroi konsumatorët se tastierat e palëve të treta nuk do të kenë akses të plotë në iOS 13 dhe të transferojnë të dhëna pa lejen e përdoruesit dhe tashmë kompania ka lançuar një përditësim për ta adresuar. iOS 13.1.1 është nisur nga Apple dhe adreson këtë problem me tastierat së bashku me konsumin e lartë të baterisë pas përditësimit në iOS 13.

iOS 13.1.1 gjithashtu adreson një problem i cili parandalonte iPhone nga rikthimi i një backup, përmirëson njohjen nga Siri në iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max dhe adreson një problem tjetër me aplikacionin Reminders.

Ky version i iOS është përpjekja më e fundit e Apple për të adresuar problemet e versionit madhor iOS 13. Por probleme të tjera kanë ngelur. Për shembull një problem i madh është se iOS 13 nganjëherë fik konektivitetin në internet pavarësisht se tregon vija të plota të valëve celulare.

Aktivizimi i Airplane Mode ose fikja dhe ndezja e Cellular Data nuk mjafton. Vetëm fikja e dhe ndezja e telefonit i rikthen gjërat në normalitet.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment