Mungojnë shumë pak ditë nga lançimi i versionit zyrtar të iOS 13, por siç ndodh me çdo version të ri, shqetësimi kryesor i përdoruesve mbetet po i njëjti: a do të ketë një impakt negativ sistemi i ri operativ në performancë dhe kohëzgjatjen e baterisë në modelet më të vjetra të Apple.

Performancë

Dy modele të iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone 8 me iOS 12.4.1 dhe iOS 13 Golden Master janë testuar ballë përballë në një video të krijuar nga kanali YouTube i iAppleBytes. Sistemi i ri operativ nuk sjell ndryshime të rëndësishme në benchmark, por me iOS 13 pajisjet janë në gjëndje të hapin më  shpejt disa aplikacione të palëve të treta.


Bateria

iAppleBytes ka dashur të testojë edhe kohëzgjatjen e baterisë së iPhone SE, iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone 8 me iOS 12.4.1 përpara se të instalonin iOS 13 GM dhe më pas duke e përsëritur testin me iOS 13. Gjithsesi, koha për të kaluar nga 100% në 0% ka ndryshuar vetëm pak në varësi të sistemit operativ, kështu që me versionin e ri iOS nuk duket se ka ndryshime në këtë aspekt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment