Midis risive të pakta për sa i përket pamjes së jashtme të iPhone 11, mund të jetë edhe logoja e Apple e pozicionuar në një pozicion më qëndror në krahasim me modelet e sotëm. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Bloomberg, ku deklarohet se të tre modelet e reja iPhone do të kenë një logo më qëndror si në horizontal ashtu edhe në vertikal.

Arsyeja e kësaj zgjedhjeje është vetëm nga ana estetike, duke qenë e modelet e reja iPhone duhet të integrojnë një bobinë në pjesën e pasme për rikarikimin wireless të kufjeve AirPods dhe të Apple Watch. Kjo bobinë do të vendoset në qendrën e pajisjes dhe logoja e Apple do të shfrytëzohet edhe nga përdoruesit si një tregues viziv për rikarikimin wireless.


Mark Gurman i Bloomberg ka pohuar edhe se iPhone 11 do të ketë një xham më rezistent ndaj goditjeve dhe një rezistencë më të mirë ndaj ujit. iPhone XR do të jetë i disponueshëm në një ngjyrë të re (të gjelbër) dhe Apple Watch Series 5 do të jetë i disponueshëm në çeramikë dhe titan. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment