eventin e prezantimit të iPhone 11, u prezantuar dhe seria 5 e Apple Watch. Në këtë artikull do t'ju sjellim disa nga detajet më të rëndësishme të këtij versioni ku duhet të keni parasysh që nuk ka aq shumë ndryshime sa kishte prezantimi i versionit 4 në krahasim me versionin 3.

Dizajni dhe ekrani
Përsa i përket dizajni, ndryshimet nuk janë aq të dukshme por detajet kanë ndryshime thelbësore. Përveç ekranit i cili vazhdon të jetë një OLED, bien në sy ikonat të cilat mund të hapin në mënyrë të shpejtë një program. Në secilin kënd të ekranit  mund të përcaktoni se cili program do të hapet kështu që nuk keni nevojë të lëvizni brënda sistemit operativ për ta aktivizuar. 


Në baze të dimensione të ekranit, mund të zgjidhni midis 2 modeleve, të cilat kanë ekran me dimensione 40 mm ose 44 mm, përsa i përket gjërësisë. Një tjetër element i rëndësishëm është dhe materiali me të cilin përbëhet trupi. Dy elementët e rinj janë qeramika dhe titaniumi por në bazë të tyre do ndryshojë dhe çmimi.

Funksionet për fitness
Një nga arsyet për të blerë një Apple Watch, janë dhe funksionet që ofrohen nëse bëni palestër apo çdo lloj tjetër sporti. Në këtë aspekt ndryshimet nuk janë të mëdha por janë përmirësuar funksionet ekzistuese. Funksioni ECG apo ai i matjes në kohë reale të parametrave të zemrës është përmirësuar dhe shtetet të cilat e njohin si zëvëndësues të vetë ECG ose eko e zemrës, po shtohen gjithmonë e më shumë.


Tjetër element i rëndësishëm është dhe sensori GPS i cili ka ndryshime teknologjike për të lejuar kursimin e baterisë. Kujtojmë që ky sensor përdoret në shumë funksione si ajo e matjes së distancës që përshkroni kur vraponi apo jeni në udhëtim por dhe për të gjëndur pozicionin aktual në hartë.

Bateria
Autonomia e baterisë është elementi më i rëndësishëm për përdoruesin pasi është pikërisht ajo që bën të mundur funksionimin e orës dixhitale, por një bateri që shkarkohet shpejt do të ishte shqetësuese dhe bezdisëse. Seria 5 i siguron përdoruesit mbi 18 orë autonomi, interval i cili supozohet se është i mjaftueshëm për të evituar karikimin baterisë gjatë ditës. Kjo do të thotë se bateria duhet të karikohet çdo ditë, gjatë natës.


Çmimi dhe data e lëshimit 
Çmimi është faktori një nga faktorët më të rëndësishëm nëse duhet të blini një produkt të tillë. Versioni me ekran 40mm do të kushtojë duke filluar nga 399$, por do të rritet nëse kërkoni material ndryshe nga ai i alumint të riciklueshëm apo rrip të personalizuar. Duke filluar nga 499$ do të kushtojë versioni me ekran 44mm. Data e lëshimit në treg do të jetë 20 Shtatori dhe dorëzimet do të bëhen disa ditë më vonë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment