Apple ka prezantuar gjatë konferencës së sotme modelin e ri iPad të gjeneratës së shtatë me ekran 10.2 inç. Modeli i ri do të ketë sistemin e fundit operativ iPadOS13 dhe do të jetë i pajisur me smart connector dhe mbështetje për Apple Pencil. Natyrisht, Apple ka bërë edhe një përditësim hardware me proçesorin A10 Fusion që në krahasim me modelin e kaluar ofron një performancë dy herë më të shpejtë.


Ekrani i ri do të ofrojë 3,5 milionë pixel. Prenotimet do të nisin nga sot dhe dalja zyrtare në treg është parashikuar me 30 shtator. Çmimi i modelit të ri iPad për Europën është 389€ për modelin bazë me 32GB me lidhje Wi-Fi; në vijim lista e plotë e çmimeve:

  • iPad 10.2 32GB Wi-FI: 389€
  • iPad 10.2 32GB WI-Fi + Cellular: 528€
  • iPad 128GB Wi-FI: 489€
  • iPad 128GB WI-Fi + Cellular: 629€

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment