Apple ka prezantuar prezantuar në eventint WWDC, versionin e ri të iPhone, i cili quhet iPhone 11 Pro. Përsa i përket dizajnit, ky version nuk ka ndryshime të mëdha nga versioni i mëparshëm, përveçse pjesës së prapme, ku do të gjeni 3 fotokamera të cilat kanë karakteristika të ndryshme.

Ngjyrat
iPhone 11 Pro mund të blihet në 4 ngjyra të ndryshme të cilat janë:

  • Green
  • Space Gray
  • Silver 
  • Gold


Ekrani
Në bazë të dimensioneve të ekranit, iPhone 11 Pro vjen në 2 versione të cilat janë iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Tek i pari, do të gjejmë ekranin me dimensione 5.8-inch ndërsa tek versioni i dytë, 6.5-inch. Përditësime ka dhe teknologjia e ekranit e cila quhet Super Retina XDR, e cila siguroni kualitet më të lartë se versioni paraardhës. Përsa i përket densiteti të pikselit, iPhone 11 Pro 2436 x 1125 dhe 2688 x 1242 tek iPhone 11 Pro MAX.

Chip-i 
iPhone 11 Pro integron chip-in e ri A13 Bionic i cili në krahasim me paraardhësin, A12 Bionic, është rreth 40% më i shpejtë. Ky version integron dhe teknologjinë më të shpejtë në proçesimin e të dhëna të teknologjisë ML (Machine Learning) e cila do të jetë rreth 6x më e shpejtë se versioni paraardhës falë 8 njësive ose Core, të cilat llogarisin rreth 1 trilion operacione për sekond.


A13 Bionic integron dhe proçesorin grafik të iPhone, i cili tashmë ka 4 njësi ose Core dhe është rreth 40% herë më i shpejtë se versioni paraardhës. Kjo do të thotë se ju mund të luani lojërat më të fundit ose të proçesoni video apo imazhe me shpejtësi marramëndës dhe mbi të gjitha duke harxhuar pak bateri falë teknologjisë me të cilën janë ndërtuar tranzistorët e tij.

Bateria
Chip-i A13 Bionic do t'ju sigurojë mbi 5 orë përdorim të vazhdueshëm pasi të keni përdorur karikuesin me teknolgjinë Fast Charge i cili tashmë do të jetë i përfshirë në kuti. Gjatë eventit nuk janë dhënë detaje në lidhje me kapacitetin e baterisë.

Fotokamera
Ky element është ai i cili ka pësuar ridizenjim total, pasi iPhone 11 Pro përbëhet nga 3 fotokamera indipendente të cilat kanë karakteristika të ndryshme të cilat janë:

  • Wide Camera
  • Ultra Wide Camera
  • Telephoto


Programi i fotove në iOS do të zhfrytëzojë sinjalin që merret nga secila nga fotokamerat dhe nëpërmjet teknologjisër Deep Fusion do të proçesojë imazhet për të dhënë një imazhe me kualitet të lartë. Më në detaj, teknologjia do të lejojë rregjistrimin në kohë reale të 9 imazheve të marra nga 3 fotokamerat dhe duke përdorur teknologjinë ML të chip-it A13 Bionic, do të bashkojë çdo piksel për të krijuar një imazh përfundimtar, i cili do të duket fantastik.

Një tjetër funksion i cili ka ndryshime është edhe opsioni Night Mode, ku kombinimi i elmentëve të marrë nga 3 fotokamerat, do t'ju sigurojë foto dhe video me të vërtetë fantastike. Tashmë, falë chip-it A13 Bionic, ju mund të modifikoni dhe filmime përveç imazheve, dhe me pak fantazi mund të krijoni video profesionale.

Dizajni
Përsa i përket dizajnit, ndryshimet janë shumë të vogla, nëse e krahasojmë me iPhone XS ku struktura e trupit përbëhet nga alumini dhe i rrethuar me një veshje xhami rrezistent i cili lejon karikimin pa fije ose Wireless.


Çmimi
iPhone 11 Pro do të kushtojë duke filluar nga 999$ ndërsa Pro Max do të nisë nga 1099$. Nëse dëshironi të prenotoni produktet e para që do të hidhen në treg, ato do të nisin duke filluar nga data 13  Shtator ndërsa dorëzimi do të nisë nga data 20 Shtator.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment