Në datë 10 Shtator do të mbahet në Steve Jobs Theatre, eventi vjetor ku Apple do të prezantojë teknologjitë më të reja për produktet iPhone, Mac, iPad dhe Apple Watch. Në këtë artikull duam t'ju sjellim disa informacione në lidhje me Apple Watch, ku pritet që të prezantohet seria 5.

Përveç përditësimit hardware, ekspertët mendojnë se do të prezantohet edhe funksioni Sleep Tracking, i cili do ti lejojë përdoruesi të marrë informacione për periudhën në të cilën ai është në gjumë. Sensorët do të marrin çdo informacion nga lëvizjet e trupit, rrahjet e zemrës dhe zhurmat në ambjent. Më pas këto informacione do të përpunohen dhe të konsultohet nga përdoruesi dhe kushti kryesor është që përdoruesi duhet ta mbajë të vënë tërë natën.

Nëse ky funksion do të kërkojë që përdoruesit të mbajnë orën digjitale edhe gjatë natës, dhe për më tepër me të gjithë sensorët në funksion, atëherë do të lind problemi i baterisë. Mesatarisht është rraportuar se Apple Watch duhet të karikohet pothuajse çdo ditë dhe të gjithë përdoruesit zgjedhin ta bëjnë atë gjatë natës. Për ti paraprirë këtij problemi Apple ka zgjedhur ti këshillojë përdoruesit që produktin në fjalë ta karkojnë në mëngjes, dhe kjo do të thotë se nuk do të ketë një përmirësim të baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment