Në vitet e fundit, Apple e ka shtrirë më shumë rrjetin e shpërdarjes së informacionit, në lidhje me eventet ku prezantohen produktet e të ardhmes. Vitin e kaluar eventi i prezantimit të iPhone XS u publikua në Twitter nëpërmjet një posti në faqen zyrëtare por deri në ditët e sotme, eventi nuk është transmetuar asnjëherë live në rrjetet sociale apo platforma të cilat nuk janë në pronësi të kompanisë.

Duke ndjekur frymën e ndryshimeve, këtë vit drejtuesit e kompanisë kanë vendosur që eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar në Youtube, dhe kjo është hera e parë që një event i tillë mund të ndiqet live pa patur një Mac apo iPhone. Kujtojmë që ai do të mbahet këtë të Martë në orën 19:00 dhe produkti më i përfolur është iPhone 11, por jo vetëm. Ne ju ftojmë të na ndiqni sepse do të sjellim çdo detaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment