Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Overlap: Double Exposure, nga 0.89€, falas.
Overlap është një program i cili ju jep mundësinë të kombinoni 2 foto në një të vetme. Do të mjaftojë ti zgjidhni nga galeria e fotove ose ti merrni direkt nga fotokamera, të rregulloni efektin me të cilin fotot do të ndërthuren dhe më pas ti ruani.


- 3D Anatomy, nga 3.79€, falas.
3D Anatomy është një program interaktiv dhe edukativ i cili do t'ju sjellë çdo detaj në lidhje me trupin njerzor. Duke prekur çdo pjesë të tij në ekran, programi do të shpjegojë me audio emrin si dhe detaje biologjike. Sot mund ta merrni falas për një kohë të limituar.


Hydropuzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hydropuzzle është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni në secilin nivel, se cilat janë elementët e përbashkët të dy imazheve, edhe pse në pamje duket e kundërta. Ja vlen ta merrni dhe ta luani në kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment