Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Motorsport Manager Mobile 3, nga 3.79€, falas.
Motorsport Manager është një lojë me strategji ku do të luani në rolin e menaxherit të një ekipi që garon në garat e shpejta. Me strategjitë që do të zgjidhni do të shënoni fatin e klubit dhe pasi të keni bërë të gjitha blerjet apo rregullimet në makinë, mund të ndiqni në kohë reale garat që piloti do të zhvillojë. Gjithashtu mund të ndërhyni në momente kritike të garës për të caktuar strategjitë nëse ka probleme teknike apo dhe ndryshime të motit.


Altimeter GPS, nga 8.79€, falas. /iPhone, iPad
Altimeter GPS është një program i dobishëm të cilin mund ta merrni falas për një periudhë të limituar. Ai shfrytëzon sensorët e iDevice duke ju ofruar në një të vetëm, funksionet e matjes së lartësisë, pozicionit, hartës, hapat e bërë gjatë ditës, shpejtësinë e lëvizjes dhe parashikimet e motit në vëndin tuaj. Ja vlen ta merrni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment