Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Snap Markup, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Snap Markup është një program i cili ju jep mundësinë të shënoni mbi foto. Programi ofron shumë funksione të cilat mund ti kombinoni për të shënuar apo nënvizuar elementë të ndryshëm në një foto. Ja vlen ta merrni këtë program.

Vertigo Racing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vertigo Racing është një lojë me garë me makina ku ju duhet të luani në rolin e një piloti i cili do të marrë pjesë në evente të ndryshme. Kini kujdes sepse do të jetë e vështirë të qëndroni në garë pasi kundërshtarët do të bëjnë të pamundurën t'ju eliminojnë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment