Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fruit Punch: Kids Music, nga 0.89€, falas.
Fruit Punch është një program i cili i dedikohet fëmijëve. Ata mund të dëgjojnë muzikën e preferuar duke zgjedhur midis pjesëve muzikore të cilat janë këshilluar nga ekspertë. Muzika transmetohet në streaming dhe është kategorizuar. Programin mund ta merrni vetëm nëse keni një akount në App Store-in Amerikan.


- BernerMoji 2, nga 2.79€, falas.
BernerMoji është një program i cili shton në tastierën e iOS, një listë me ikona që shprehin emocione nëpërmjet një qenushi. Pasi të keni ndjekur hapat e instalimit, programi ju lejon të krijoni ikonën tuaj e cila do të përdoret gjatë shkrimit të mesazheve.


Purely Vegan, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Purely Vegan është një program i cili i didedikohet të gjithëve ju që ndiqni dietat vegane. Programi ofron disa dhjetra rreceta ditore të cilat do ti japin organizmit vlerat ditore me shumllojshmërinë e pjatave që ato përmbajnë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment