Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Preposition Builder Master, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Preposition Builder Master është nje lojë me temë kuic nëpërmjet të cilës mund të vendosni në provë njohuritë mbi gjuhën angleze. Gjatë lojës do t'ju kërkohet të plotësoni fjalitë me fjalët që keni në dispozicion dhe brënda një kohe të caktuar. Sot mund ta shkarkoni falas.


Week Agenda Ultimate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Week Agenda Ultimate është një program i dobishëm i cili do t'ju ndihmojë të ruani të gjitha axhendën javore dhe ta konsultoni atë duke e parë të gjithën në ekranin e iDevice të ndarë në ditë. Sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment