Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Number Guessing Challenge, nga 1.79€, falas.
The number guessing challenge është një lojë me temë kuic e cila mund të luhet midis 2 personave. Qëllimi i lojës është të gjeni numrin që kundërshtari ka menduar me sa më pak pyetje. Për të nisur lojën duhet të mendoni numrin tuaj dhe më pas gjithçka është aftësia juaj.


iShrug, nga 0.89€, falas.
iShrug është një program i cili i shton tastierës së iOS një listë me kombinime karakteresh që shprehin emocione dhe të cilat mund ti dërgoni drejt miqve tuaj kur komunikoni me mesazhe.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment