Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Idyoma: Language Exchange, nga 4.79€, falas.
Idyoma është një program i dobishëm për të mësuar disa gjuhë të huaj njëkohësisht, duke u nisur nga gjuha angleze. Kujtojmë që do ta gjeni në ofertë vetëm nëse keni një llogari në Store-in Amerikan.



- WidgetTunes: The music widget, nga 1.79€, falas.
WidgetTunes është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të kontrolloni pjesët muzikore që po dëgjoni direkt nga menu-ja Home e iOS nëpërmjet komponentit që do të jetë i disponueshëm si Widget.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment