Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Abzorb, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Abzorb është një lojë me temë kuic ku do të vini në provo shkathtësinë. Për të fituar lojën duhet të mblidhni rrathët me ngjyrë blu dhe të evitoni ato me ngjyrë të kuqe brënda një kohe të caktuar. Ja vlen ta provoni.


- Trigono: Dangerous Triangles, nga 0.89€, falas.
Trigono është një lojë me temë kuic ku duhet të kontrolloni një trekëndësh blu duke prekur ekranin në të majtë apo të djathtë për ta spostuar në brinjët e një trekëndëshi më të madh, me qëllim që të evitoni ato me ngjyrë të kuqe. Në 100 misionet e ndryshme që loja ofron duhet të tregoheni  të shkathët përndryshe gjithçka përfundon.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment