Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- MailTime Pro, nga 2.79€, falas.
MailTime Pro është një program alternativ për menaxhimin e email-eve. Ndryshe nga prograi Email i vetë iOS, ai do t'ju tregojë përmbatjen e email-ve në formë Chat-i. Kjo do të thotë se mund ti përgjigjeni një email-i si të ishit duke shkruar në iMessage apo Whatsapp.

- Peter Potato, nga 1.79€, falas.
Peter Potato është një lojë me temë kuic e cila do të vendosë në provë shkathtësinë, memorie dhe përqëndrimin, nëpërmjet 70 misioneve në të cilat duhet të luani me personazhin e lojës. Sot mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment