Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gesundheit HD, nga 2.79€, falas
Gesundheit është një nga lojërat me temë kuic në App Store dhe sot vjen falas për një periudhë të limituar. Duhet të ndihmoni derrkucët të arratisen nga krjesat e frikshme të cilat duan ti ndalojnë me çdo kusht. Ja vlen ta merrni këtë lojë!


Dr. Panda & Toto's Treehouse, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të ndihmoni një breshkë që quhet Toto të argëtohet në shtëpinë ku ajo jeton e vetmuar. Duhet të dilni jashtë për një xhiro ose ta ushqeni. Gjatë eksplorimit të vëndit ku Toto jeton, do të kaloni shumë aventura të cilat do t'ju ofrojnë argëtim pa fund.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment