Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- StickyBoard 2, nga 4.79€, falas.
StickyBoard  është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të krijoni një ose më shumë shënime. Më pas mund ti organizoni ato në bazë të ngjyrës që përcaktoni për sfondin e shënimit ose sipas atributeve të tjera.


The DumbDumb Race, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The DumbDumb Race është një lojë me temë kuic. Qëllimi i lojës është ti përgjigjeni pyetjeve të cilat do të shfaqen në formën e një gare, ku sa më shpejt të përgjigjeni aq më shpjet do të shfaqet pyetja tjetër. Kjo mënyrë do të ndihmojë trurin të bëhet akoma më i shkathët në marrjen e vendimeve të shpejta.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment