Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Parashoot Stan, nga 0.89€, falas.
Parashoot Stan është një lojë me aventurë dhe aksion ku do të drejtoni rënien me parashutë të një luftëtari. Gjatë rënies e cila nuk ka fund duhet të eliminoni të gjithë armiqtë nëse doni të mbijetoni dhe të jeni të parët përsa i përket pikëve.


- B&G: Blue Hour, nga 0.89€, falas.
B&G është një program i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai ju njofton kur janë oraret më të përshtatshme për të bërë një set fotografik me iPhone, në qytetin ku jetoni.


- Awesome Breathing, nga 0.89€, falas.
Awesome Breathing është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të gjeni qetësi mendore nëpërmjet 4 guidave të cilat do t'ju mësojnë të merrni frymë në mënyrë relaksuese. Gjithashtu mund të krioji dhe mënyrat tuaja të frymëmarrjes qetësuese të cila programi do ti ruaj dhe më pas mund ti ndani me miqtë.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment