Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pill Reminder, nga 6.79€,  falas.
Pill Reminder është një program i dobishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni duke bërë kurë me ilaçe dhe duhet të mbani mënd oraret, sasinë apo instruksionet se si duhet ti pini ato, Pill Reminder do t'ju ndihmojë me funksionet që ai ofron. Mund të shtoni një apo kombinime ilaçesh, të përcaktoni frekuencën, të shtoni instruksione apo foto dhe më pas programi do t'ju kujtojë në momentin e duhur.


Train Conductor, nga 2.79€, falas.
Train Conductor është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një trenisti dhe gjithashtu një lojë e cila ka arritur mbi 5 milion përdorues nga e gjithë bota.. Detyra juaj do të jetë, dërgimin në destinacion i udhëtarëve duke ndërtuar në të njëjtën kohë dhe rrugën ku treni duhet të kalojë.


ABC Star, nga 1.79€, falas.
ABC Star është një lojë për fëmijë ku ato do të mësojnë të shkruajnë numra dhe shkronja duke zgjidhur kuicet e çdo niveli. Çdo nivel do të shoqërohet nga një guidë interaktive e cila i ndihmon ata të zgjidhin nivelin, nëpërmjet animimeve dhe muzikës në sfond.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment