Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Animatix: Photo Animation, nga 1.79€, falas.
Animatix është një program për ju që jeni të  apasionar pas fotografisë. Ndryshe nga programet e tjera, që ju lejojnë të modifikoni fotot, Animatix ju lejon ti shtoni fotove efekt lëvizëse. Me pak fantazi mund të krijoni foto me të vërtet fantastike.



- Backup My Contact Easy, nga 0.89€, falas.
Backup My Contact Easy është një program i cili ju ndihmon të eksportoni ose importoni kontaktet telefonike në formatin CSV nëpërmjet email apo aplikacioneve të treta.


Proverbs & Sayings, nga 1.79€, falas.
Proverbs & Sayings është një lojë me temë kuic ku për të kaluar nivelin, duhet të plotësoni fjalët që mungojnë në fjalitë që përfaqësojnë proverba. Loja ju ndihmon gjithashtu të mësoni më mirë gjuhën angleze pasi proverbat do të jenë pikërisht në atë gjuhë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment