Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sky Safari, nga 1.79€, falas.
SkySafari është një program edukativ dhe për të apasionuarit e trupave qiellorë. Programi përmban informacione për mbi 120.000 planete dhe yje, të cilat mund ti fokusoni duke lëvizur iPhone pasi ta drejtoni në qiell, ose ti eksploroni ato manualisht.


- Sibelius Keypad For Mac, nga 1.79€, falas.
Sibelius Keypad është një program i dobishëm nëse keni një Mac dhe tastierën Wireless e cila nuk ka tastet numerike. Programi ju lejon të komunikoni me Mac dhe të kryeni funksionet numerike të tastierës direkt nga iDevice

Remote KeyPad, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote KeypPad është një program i dobishëm nëse keni një Mac. Ai do të transformojë iPhone në një tastierë numerike e cila do t'ju lejojë të përdorni butonat numerik sikur të ishte një tastierë e vërtetë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment