Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Playlist: Music, paketë 4 mujore falas në InApp Purchase.
Playsit Music është një program i cili ju lejon të dëgjoni muzikë në kohë reale me miqtë tuaj. Pasi të rregjistroheni dhe të rregulloni profilin sipas dëshirës, programi ju kërkon të vendosni shijet muzikore ose ti kërkoni ato duke kërkuar preferencat e miqve tuaj dhe më pas mund të zgjidhni dhe dëgjoni pjesën e preferuar me miqtë online ndërkohë që shkruani në chat. Oferta përfshinë një paketë për 4 muaj me 19.99€ dhe vlen për akounte të rregjistruara në Amerikë.




- Word Stitch, nga 1.89€, falas.
Word Stitch është një lojë me temë kuic ku duhet të formoni fjalët që kryqëzohen, duke zgjedhur gërmat që keni në dispozicion,  brënda një kohe të caktuar. Me kalimin e niveleve kombinimet e fjalëve do të bëhen më komplekse dhe kjo do të kërkojë të gjithë vëmëndjen tuaj


Visual Math 4D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Visual Math 4D është një program profesional i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice një program i cili do të llogarisë grafikë matematikorë të funksioneve komplekse. Pra ai i dedikohet studentëve të shkecave ekzakte dhe jo vetëm.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment