Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- TakeAction: Reach Your Goals, nga 9.89€, falas.
TakeAction është një program i dobishëm për ju që keni plane të qarta në kokë. Përcaktoni arritjet që doni duke vendosur të gjitha vështirësitë që mendoni se duhet të kaloni për të arritur objektivin, përditësoni shpesh këto pika dhe programi do t'ju përditësojë me statistika si dhe informacione të tjera  në lidhje me objektivin e rradhës.



- Abbys Attack, nga 1.79€, falas.
Abbys Attack është një lojë me aksion ku duhet të pilotoni një nëndetëse në abiset e oqeanit të cilat janë pushtuar nga forca aliene. Me armët që mbani, duhet të shkatërroni çdo objekt që lëviz, në mënyrë që të kaloni në misionin tjetër.



Plant Light Meter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Plant Light Meter është një program i dobishëm i cili ju lejon të matni sasinë e dritës në pozicione të ndryshme të shtëpisë. Ky informacion mund t'ju shërbejë nëse mbani lule dhe kërkoni ti vendosni ato në pozicionin më të mirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment