Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- CV Maker, nga 2.79€, falas.v
Cv Maker është një program i dobishëm për të krijuar CV. Ai ju vë në dispozicion kategori të ndryshme të cilat duhet ti kombinoni në bazë të eksperiencës në punë dhe më pas të mbushni informacionet. Gjithashtu mund të krijoni CV dhe për persona të tjerë dhe ti dërgoni me email.


Ancor Pointer, nga 0.89€, falas.
Ancor Pointer është një program i dobishëm i cili ju jep mundësi të ruani posicionin e vëndit ku ndodheni edhe pse nuk jeni lidhur me rrjetin Internet. Ai mund të jetë i dobishëm nëse udhëtoni dhe mund të harroni vëndin nga u nisët. Ja vlen ta keni këtë program.


- Riptide GP: Renegade, nga 2.79€, falas.
Riptide GP është një lojë ku duhet të garoni me motorrë uji dhe ti mbijetoni çdo gare. Me fitimin e garave mund të përmirësoni aftësinë e motorrit për të shkatërruar armikun përveç se aftësisë tuaj për të qëndruar i gjallë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një kohë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment