Politika e ndjekur nga Apple me App Store garanton më shumë siguri për përdoruesin, por edhe më pak konkurrencë. Edhe për këtë arsye, kompania është nën hetim nga antitrust në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, sot do u propozojmë AltStore, një alternativë të App Store që funksionon pa Jailbreak dhe përfshin një emulator NES.

AltStore shfrytëzon funksionet që Apple ofron për zhvilluesit për të testuar aplikacionet e tyre në pajisjet reale, pa përdorur çertifikatat e kompanisë që mund te kontrollohen mjaft thjeshtë nga Apple. Praktikisht, ky program e bën pajisjen të mendojë se ti po instalon aplikacione të krijuara nga ti. Në këtë mënyrë Apple nuk mund të bllokojë AltStore.

Duke qenë se këto aplikacione duhet të instalohen teorikisht nga Xcode, AltStore e simulon këtë proçes me një app të krijuar posaçërisht për Mac dhe Windows. Përdoruesit mund të krijojnë dhe instalojnë app direkt nga iPhone ose iPad, por për ta bërë këtë kanë nevojë të hapin programin në kompjuter i cili ekzekutohet në të njëjtin rrjet me të cilin janë të lidhura edhe pajisjet iOS.

AltStore për momentin përmban vetëm një aplikacion. Bëhet fjalë për Delta, një emulator të NES që funksionon në iPhone dhe iPad. Zhvilluesi i programit njofton se së shpejti do të vijnë edhe aplikacione të tjera. AltStore është një projekt open source, kështu që edhe zhvillues të tjerë mund t'i hedhin një sy kodit në GitHub dhe të japin këshilla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment