Një përditësim i ri i aplikacionit Google Drive shton mbështetjen për plotësimin e formularëve PDF bazë. Me Google Drive për iOS tani mund të shtoni informacione të ndryshme në formularët PDF, si për shembull fatura, regjistrime eventesh dhe shumë lloje të ndryshme dokumentash.

Për fat të keq, ky funksion nuk është i disponueshëm për formularët XFA dhe nuk mbështet firmat elektronike. Bëhet fjalë për një funksion që thjeshton dhe shpejton plotësimin e dokumentave të ndryshëm direkt nga iPhone ose iPad, pa patur nevojë t'i printoni ato.

Google Drive | iOS 11 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment