Rikthehemi të flasim për modelet e ardhshëm iPhone dhe e bëjmë duke u bazuar tek një deklaratë e lëshuar nga analisti i njohur Ming-Chi Kuo i cili ka folur për modelet iPhone që pritet të prezantohen në vitin 2021. Flitet se Apple po mendon të integrojë përsëri sistemin Touch ID që është përfolur shumë nga fansat e mollës, por kësaj radhe me disa karakteristika të reja.

Sipas Kuo, flitet për mundësinë e integrimit të Touch ID poshtë ekranit të iPhone. Kjo do të jetë e mundur falë disa paneleve të veçanta, jo LCD, që ofrojnë mundësinë e integrimit të një sensori poshtë ekranit që është në gjëndje të njohë gjurmët e gishtërinjve.

Po Face ID? Mo u shqetësoni. Flitet se do të funksionojë sëbashku me sensorin e gishtërinjve duke ofruar një mundësi të dyfishtë për të zhbllokimin e iPhone, me anë të fytërs ose shenjave të gishtave. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment